Lajme

“Pati mësymje” – Glauk Konjufca thotë se Arben Gashi i LDK-së shau dhe fyeu Ilir Kërçelin

02/07/2022 11:30
nga:Gazeta Blic

Janë përplasur në Kuvendin e Kosovës shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, dhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Përplasja mes Gashit dhe Kërçelit ka vazhduar me ofendime e sharje.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ndaj Kërçelit pati tentim për sulm fizik.

“Po pati mësymje, pati edhe sharje. Shprehje të cilat s’mund t’i përmend”, tha Konjufca.