Sporti

Pasuesi i Salah, Liverpooli ka disa alternativa, spikat sulmuesi i Serisë A

09/11/2023 23:10
nga:E K

Në ditët e fundit të merkatos së verës, Mohamed Salah ishte shumë pranë largimit nga Liverpooli për në Arabinë Saudite, tek Al Ittihad. Verën e ardhshme, zërat për largimin e “Faraonit” nga Anfield do të intensifikohen dhe atëherë mund të jetë momenti kur mund të largohet vërtet pas 7 sezonesh.

Në Angli, “Athletic” tashmë është fokusuar në zbulimin e zëvendësuesit e mundshëm të egjiptianit. Drejtuesit e Liverpoolit kuptohet do të nisin që tani hulumtimet për një profil që mund të bëjë të harrohet Salah.

Ëndrra e “The Reds” mbetet Kylian Mbappe, i lidhur prej kohës me një transferim te Reali i Madridit. Me lëvizjen e mundshme të francezit në “Bernabeu”, mund të hapet një rrugë që të çon te Vinicius, ndërsa alternativa tjetër është në Itali.

Një nga profilet më të vlerësuara nga Jurgen Klopp është Khvicha Kvaratskhelia, “ylli” i Napolit, i cili vitin e kaluar u dallua veçanërisht kundër anglezëve në Champions League. Emrat e tjerë të mirë janë Takefusa Kubo i Real Sociedadit dhe Bukayo Saka i Arsenalit.