Sporti

Pasuesi i Hazard, del një tjetër emër për merkaton e verës tek Real Madridi

05/06/2023 07:59
nga:Mergim Rreci

Moussa Diaby, një francez 23-vjeçar, është në radarin e Real Madridit.

Pasi siguruan praktikisht nënshkrimin e anglezit Jude Bellingham, dëshira kryesore e Real Madridit, madrilenët tani po kërkojnë të bëjnë disa transferime në skuadër dhe Diaby mund të jetë një prej tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Marrëveshja nuk pritet të jetë e lehtë, pasi farmacistët pranojnë të negociojnë vetëm për 50 milionë euro.

Diaby po kalon një sezon të mirë, pasi ka shënuar nëntë gola dhe tetë asistime në 29 ndeshje në Bundesligë, duke i shtuar këtyre pesë gola në garat evropiane, mes Champions dhe Europa League. Diaby ishte edhe në Botërorin e Katarit.