Sporti

Pasuesi i Agueros vjen nga Premier League, Barcelona shumë pranë sulmuesit të njohur

12/17/2021 08:02
nga:Mergim Rreci

Pa hapësirë ​​në opsionet e Ralf Rangnick, Edison Cavani do të largohet nga Manchester United.

Sipas TyC Sports, sulmuesi 34-vjeçar është rrugës për t’u transferuar në Barcelonë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kanali argjentinas shpjegon se Boca Juniors ka shqyrtuar sërish mundësinë e nënshkrimit të Cavanit, por lojtari refuzoi afrimin e Buenos Aires.

Edison Cavani mbërriti në futbollin evropian në 2006 për të luajtur për Palermon. I nënshkruar nga Manchester United në vitin 2020, pas periudhave në Napoli dhe PSG, ai ka 48 ndeshje dhe 18 gola për djajtë e kuq.

/GazetaBlic Sport/