Ndërmarrja “Pastrimi” ka bërë apel për banorët e lagjes “Tregtia” dhe “Lakrishte” që t’i largojnë veturat e parkuara në rrugë.
Sipas tyre, ky fenomen po e pamundëson ndërmarrjen që të largojë mbeturinat në këto zona.
“Luteni banorë, mos i parkoni veturat në rrugë dhe afër kontejnerëve. Na mundësoni të kryejmë shërbimet si duhet”, bën thirrje “Pastrimi”.


