Problemi me çantat e rënda të fëmijët, vazhdon të shqetësoj prindërit, pasi që fëmijët e tyre shpesh herë ankohen për dhimbje të shpinës.
Një nënë e një fëmijë në klasën e gjashtë, për GazetaBlic, tregon problemet që djali i saj i ka gjatë bartjes së çantës.
Kjo e fundit për këtë arsye detyrohet që ta shoqëroj djalin e saj çdo ditë në shkollë, gjithashtu ajo i ka dëguar pamjet se si çanta për shkak të peshës i ka shkaktuar lëndime në krahë dhe shpinë.
Ajo ishte e paknaqur me ndryshimet e fundit që kanë ndodhur për shkak të mësimit gjithditorë, ku fëmijët e shkollës “Faik Konica” pa pëlqimin e tyre janë dëguar në shkollën “Xhevdet Doda”.
Kjo nuk është ankesa e vetme në këtë drejtim, sepse ditëve të fundit nuk kanë qenë të pakta reagimet edhe nga prindër të fëmijëve në shkollat e tjera gjithandej Kosovës.




