Mund të thuhet se tashmë teknologjia ka sjellur lehtësim për lexim, mirëpo kjo nuk e ulë kurrë vlerën e librit.
Këtë na bëri me dije edhe djaloshi nga Kosova, Olti Qosa, i cili është vetëm 12 vjeç dhe pasioni më i madh i tij është libri, shkruan GazetaBlic.
I ftuar në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Olti u shpreh se ka lexuar më shumë se 200 libra, 55 prej tyre i ka lexuar vetëm gjatë verës.
“Futem në botën e librit dhe nuk e shikoj se sa faqe ka libri. Kur përfundon them se autori ka harruar dhe diçka, të më shënojë dhe mua si personazh. Kur futem në botën e librit është sikur dëgjoj muzikë përmes kufjeve. Është një gjë shumë interesante.“. tha 12-vjeçari.
Krahas kësaj, ai shtoi se kur të rritet dëshiron të bëhet një programues./GazetaBlic/