Showtime

Pasi u kapën “mat” në Dubai, Shqipja tregon kush është shoqëruesi i saj misterioz

09/15/2021 12:15
nga:G C

Edhe pse nuk është pjesë e asnjë formati televiziv, ish-konkurrentja e “Për’puthen” Shqipe Hysenaj vazhdon të jetë një emër shumë i komentuar në mediet rozë.

Së fundi, Shqipja është duke qëndruar në Dubai ku fotografitë në të cilat u kap “mat” me një djalosh misterioz u bënë virale në rrjet, shkruan GazetaBlic.

Sipas këtyre fotografive u aludua se ajo është duke u shoqëruar bashkë me të dashurin e saj, por kjo nuk qenka e vërtetë.

Shqipja reagoi në rrjetet sociale duke zbuluar identitetin e djaloshit duke na bërë me dije se djali në foto quhet Ilir dhe është vëllai i saj./GazetaBlic/