Lajme

Pasi u fut në listë të zezë nga SHBA-ja, Qeveria shkëput kontratën me kompaninë në veri

12/17/2021 17:01
nga:M K

Zëvnedësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se i është shkëputur kontrata për mirëmbajtjen e rrugëve në veri kompanisë RAD D.O.O, e cila është futur në listë të zezë nga ana e Departamentit amerikan të Thesarit të shtetit.

Durmishi ka bërë me dijë përmes ‘Facebook’-ut se është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten dy kompanitë tjera.

“Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: ” Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”. Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Parters” të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies”, thuhet në postimin e tij.

Prapa kësaj kompanie, siç raportonin mediat, dyshohet të ketë qenë Milan Radojiçiq, nënkryetari i Listës Serbe. Ky i fundit po ashtu është sanksionuar nga SHBA-ja.