Lajme

Pasi njoftoi se Trump i ka shkruar, Osmani e publikon letrën e plotë: E përkushtuar të punoj me Presidentin në vitet që vijnë

08/07/2025 11:30
nga:G B

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar letrën që ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ajo e ka falënderuar Trump për përkrahjen dhe fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

“Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.”

Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

“Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.”