Showtime

Pasi ‘mashtroi’ se ndodhet në Greqi me pamje nga Shqipëria, vjen reagimi i Loredanës

09/01/2021 10:11
nga:Genita C

Reperja shqiptare, Loredana, ka qenë kryefjala e medieve rozë.

Pushimet e saj u komentuan gjerë e gjatë, pasi që ajo pozonte nga bregdeti shqiptar por vendoste lokacionin e ishullit grek Mykonos, shkruan GazetaBlic.

Madje me këtë filluan të tallen edhe disa kolegë të saj ku në mesin e tyre ishte Enca.

Pas gjithë kritikave, Loredana ka postuar një fotografi ku është munduar të rregullojë gabimin.

Ajo ka publikuar një pjesë nga plazhet në Dhërmi, teksa ka shkruar: Albania./GazetaBlic/