Lajme

Pasi LDK dhe PDK paralajmëruan kallëzim penal për ministren Nagavci, AAK-ja tregon se a do t’i përkrahë dy partitë opozitare

09/05/2023 14:51
nga:Sh R

Pasi LDK dhe PDK, paralajmëruan kallëzim penal për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me vendimin për subvencionimin e teksteve shkollore, për këtë foli edhe zëdhënësi i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili. Ai thotë se opozita është bashkë në zbardhjen e së vërtetës për këtë, siç e quajti ai, skandal.

Xhemaili në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se si opozitë jemi së bashku në zbardhjen e së vërtetës për këtë skandal, ku thotë se konsiderojmë që duhet të japin llogari për përgjegjësit që kanë krijuar në këtë situatë.

“Si opozitë jemi bashkë në zbardhjen e së vërtetës për këtë skandal. Konsiderojmë që përgjegjësit që kanë krijuar këtë situatë, duhet të japin llogari”, tha Xhemaili për Gazeta Blic.

Xhemaili thotë se dje fatkeqësisht në Kuvend, Qeveria iku nga ballafaqimi me deputetët dhe llogaridhënies.

“Fatkeqësisht, dje në Kuvend, Qeveria iku nga ballafaqimi me deputetët dhe llogaridhënies”, shtoi ai.

Tutje ai thotë se besojnë se është bërë një padrejtësi e madhe tek një numër i madh i qytetarëve të Kosovës në raport me obligimin ligjor që e ka Qeveria për sigurimin e teksteve mësimore.

“Së pari, ne besojmë se është bërë një padrejtësi e madhe te një numër i madh i qytetarëve të Kosovës, në raport me obligimin ligjor që e ka Qeveria për sigurimin e teksteve mësimore”, u shpreh Xhemaili për Gazeta Blic.

 

Abdullahu për deklaratën e Osmanit: Degradim, para se t’i mbajë leksione Macronit, presidentja mos t’i lë qytetarët pa viza e me masa ndëshkuese