Showtime

Pasi konfirmoi se u bë nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i djalit të modeles shqiptare

08/01/2021 17:36
nga:Genita C

Megjithëse u përfol prej kohësh se Aurela Hoxha solli në jetë një djalë, tek ditën e djeshme ajo konfirmoi një gjë të tillë.

Këtë e bëri përmes një fotografie me të birin në krah, të cilit nuk ia zbuloi as fytyrën e as emrin.

Por e bëri dikush tjetër.

Fotografi Endrit Mertiri dhe modelja Dorina Gegiçi zbuluan emrin e të voglit përmes rrjeteve sociale.

“Xhaxhai më cool dhe tezja e Alaron”, shkruan Endriti dhe zbuloi se djali i Aurelës quhet Alaron.