Lajme

Pasi kanosi me armë zjarri, arrestohet pronari i një restoranti në Rahovec

06/15/2022 09:40
nga:Astrit Gashi

Policia ka prangosur pronarin e një restoranti në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull.

Arma me pesë copë fishekë është sekuestruar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /Rahovec 14.06.2022 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pronar i restorantit) pasi që i njëjti pas nj konflikti verbal me të viktimën mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit)e ka kanosur me armë zjarri. Arma me pesë copë fishekë është sekuestruar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje .