Këngëtari Luiz Ejlli ka mbajtur së fundmi një koncert në vendlindjen e tij, në Shkodër.
Teksa performoi disa nga hitet e tij, i njëjti shfrytëzoi rastin që përmes këtij koncerti t’i dërgojë një kundërpërgjigje vajzës me të cilën bashkëjetoi për muaj të tërë nën një çati.
Bëhet fjalë për ish-banoren e Big Brother VIP Albania 2, Deamishel, e cila ishte shprehur për Luizin si një “mashkull me mentalitet provinical”.
“Je provincical tha se Shkodra është provincë tha. Ajo e kishte zakon edhe çka vinin djem, u hipte e u zbrite për të kaluar, edhe unë i kam thënë kur t’jesh brenda loz me gjëra që janë brenda por jashtë nuk harroj, kështu sot kërkoj ndihmën tuaj për t’ia bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë se Shkodra është provincë”.
Dhe me të thënë këtë, këngëtari shkodran nisi të këndojë këngën e famshme të “Luijes”, në kontekstin ofendues me të shara nga nëna.
Videoja e cila ka qarkulluar gjithandej në rrjetet sociale nuk është pritur mirë nga fansat dhe është parë me sy kritik, për faktin se Luizi po bën ofendime ndaj një femre, për një çështje të ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
@sttt.99 #fyp ♬ original sound – Pogradeci47