Lajme

“Pasi i ka kry të gjitha punët, le të merret edhe me këto”- Jasharaj ironizon me Qeverinë pas vendimit për deklarimin e pasurisë për profesorët!

12/10/2021 17:54
nga:Y I

Sot zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, propozoi në mbledhjen e Qeverisë që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë.

Kërkesa e Sallahut u miratua me shumicë votash nga kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat të pranishëm në mbledhje.

“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë Sallahu.

Por si po pritet ky vendimin nga profesorët dhe mjekët?

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me kryetarin e SBASHK, Rrahman Jashaj, dhe e ka pyetur më gjerësisht se si e ka parë një vendim të tillë.

Jasharaj me ironi tha se “pasi Qeveria i ka kry të gjtiha punët, pse jo të merret edhe me këto”.

Ai tutje deklaroi se ky vendim duhet të fillojë prej mësuesve në çerdhe dhe të shikohet saktë gjendja e tyre financiare.

“Me sa unë kuptova, kjo vlen për profesorët e nderuar të universiteteve dhe besoj se ata do të dekalarohen vetë pasi e dinë më së miri se çfarë do të thonë. Pasi i ka kry të gjitha punët, pse jo të merret edhe me këto, por mbase do të ishte mirë t’ja fillojë me krejt sistemin arsmmor që nga çerdhet dhe pastaj do të shihej pasqyra e saktë e gjendjes së tyre ekonomike. Do të shihej se pjesa dërmuese jetën e kalojnë duke hyrë në kredi, qoftë për mobilje në shtëpi apo për të shkolluar fëmijët e tyre. Mendoj se Qeveria ka punë shumë më të mëdha për të bërë se këto, por është e drejtë e tyre dhe profesorët do të përgjigjen vetë në këtë vendim të Qeverisë. Tek e fundit pasurinë që e ka dikush e ka këtu dhe ajo smund të fshehet” tha shkurt Jashari për “Gazeta Blic”

“Gazeta Blic” ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në lidhje me këtë vendim, por nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga ai.

Kujtojmë se nga kjo Sindikatë i ka dhënë ‘ultimatum’ Qeverisë deri me 15 dhjetor për shyrtimin e kërksave të tyre në të kundërtën pritet të futen në grevë.

“Ne në Këshillin Drejtues kemi vendos që deri me datën 15 të kemi një takim me kryeministrin Kurti. Deri me 15 e ka kohën e fundit kur duhet me u prononcu, kjo nuk është ultimatum, por është kërkesë ngaqë me datën 22 do të miratohet projekt-buxheti. Nëse deri me këtë datë nuk kemi ndonjë shenjë apo ftesë nga ana e Qeverisë, Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mblidhet dhe futet në grevë e cila ka me qenë shumë e vështirë” tha Syla për “Gazeta Blic” dy ditë më parë.

Kryeministri Kurti deklaroi ditë më parë se duhet të ketë ndryshime tek drejtuesit e Sindikatave në Kosovë.

Ai ka uruar që të ketë ndryshime të tilla siç ka ndodhur edhe në sferën politike.

“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, deklaroi Kurti ditë më parë.

FSSHK nuk zbrapset, ‘ultimatum’ Qeverisë: Pas 15 dhjetorit jemi në grevë nëse nuk plotësohen kërkesat tona!

Vetaksident në Obiliq, lëndohen rëndë pesë persona