Lajme

Pasi fitoi mandatin e deputetit, Kamberi flet për GazetaBlic- Tregon sa vota siguroi

06/30/2022 23:34
nga:Genita C

Shaip Kamberi është zgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë, pas herës së pestë të mbajtjes së zgjedhjeve në Tërnoc, raporton GazetaBlic.

Pas mbylljes së vendvotimit, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi, ishte deklaruar se Kamberi ka siguruar votat për tu bërë pjesë e parlamentit në Beograd.

I kontaktuar nga GazetaBlic, Kamberi tregoi se ka marrë 698 vota.

“Po janë siguruar 698 vota që janë mjaftueshëm”, tha Kamberi shkurt për gazetën.