Showtime

Pasi Edona James doli ndër më të votuarat, Buci i “propozon” Blerandos që të krijojnë marrëdhënie homoseksuale: Po e thyejmë tabunë bashkë

10/28/2023 20:20
nga:Sh R

Big Brother VIP Kosova ka shpallur mbrëmjen e së premtes emrat e tre banorëve më të votuar nga publiku.

Në listën e këtyre tre personave ishin këngëtari Blero, humoristi Gani Gërmia dhe transgjinorja Edona James.

Fakti që kjo e fundit ka rezultuar në listën e banorëve më të pëlqyer, kjo ka revoltuar një pjesë të mirë të banorëve.

Meti dhe Ylli Dervishi janë dy prej tyre, të cilët gjatë ditës së shtunë kanë debatuar fort me Edonën, duke i thënë se ajo nuk e meritonte të ishte në treshen e më të votuarve.

Gjatë një bisede mes djemsh në shtëpi ku tematikë ka qenë pikërisht rezultati i televotimit, Ylli ka propozuar me shaka, se ai duhet “të lidhet me Blerandon” në mënyrë që të marrin më shumë vota.