Usyk ditë më parë ishte bashkuar me trupat ukrainase për të mbrojtur atdheun.
Kampioni i botës në peshat e rënda, megjithatë ka vendosur t’i rikthehet profesionit të tij, duke lënë luftën në Ukrainë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka lajmëruar rimeçin me Anthony Joshuan përmes Instagramit të tij.
“Vendosa të filloj përgatitjet për një revansh me Anthony Joshuan, një numër i madh i miqve të mi më mbështesin, faleminderit Zotit për gjithçka”, ka shkruar ukrainasi në “Instagram”.
Ende nuk është caktuar një datë për rimeçin mes Usyk e Joshuas, megjithatë raportohet se mund të ndodhë në muajin qershor.
/GazetaBlic Sport.


