Lajme

Pasi doli nga barnatorja e pa që babai i tij ishte rrëzuar, konstatohet vdekja e burrit në Malishevë

10/12/2025 09:10
nga:G B

Një person në Malishevë ka raportuar se pasi ka dalë nga një barnatore e ka vërejtur që babai i tij ishte rrëzuar.

Policia njofton se mjeku në QMF e ka konstatuar vdekjen e tij.

“HETIM I VDEKJES- Malishevë-23:30. Dëshmitari m/k ka njoftuar se pasi që ka dal nga një barnatore ka vërejtur se prindi i tij viktimë m/k ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në QMF, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.”