Agjenti i Lucas Torreira pritet të takohet sot me Arsenalin për të kërkuar një huazim të Torreiras te Roma e Jose Mourinhos.
Mesfushori uruguaian është bërë objektivi i ardhshëm për Romën pasi Granit Xhaka zgjati kontratën e tij me Topçinjtë, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas “Roma Press“, përfaqësuesi i Torreiras, Pablo Bentancur është sot në Londër për një takim me drejtorët e Arsenalit.
Ai është rikthyer nga huazimi prej Atletico Madridit, por nuk dëshiron të mbetet në Angli te Arsenali.
Ai ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe mund t’i bashkohet Romës si huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.
/GazetaBlic Sport/


