Lajme

Pas zjarrvënies, rifillojnë punimet për restaurimin e shkollës së parë shqipe në Ferizaj

03/24/2023 21:15
nga:Y I

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në shkollën e parë shqipe në Ferizaj, gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali”, ka rifilluar restaurimi.

Çeku tha se punimet për restaurim patën nisur më 13 mars, por në mëngjesin e hershëm të 14 marsit, ndërtesës iu vu zjarri.

“Me 13 mars patën nisur punimet për restaurim. Në mëngjesin e hershëm të 14 marsit ndërtesës iu vu zjarri. Disa ditë zgjati angazhimi i zjarrfikësve. Pasi na u mundësua qasja, bëmë vlerësimin e dëmeve. I mobilizuam të gjitha kapacitetet për t’i mbyllur procedurat e nevojshme. Sot, vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar” shkruan Çeku raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: