Lajme

Pas vendimt të Gjykatës Supreme për Hanin e Elezit, flet Mulë Desku tregon veprimin e PZAP-së

10/25/2021 14:04
nga:N M

Gjykata Supreme tashmë zyrtarisht ka vendosur për komunën e Hanit të Elezit e cila aktualisht me vendimin e Supremes nuk do të shkoj në rivotim.

Gazeta Blic ka kontaktuar me sekretarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Mulë Desku, i cili ka thënë se tashmë ky institucion sërish do të vendos për këtë komunë.

“PZAP do të vendos edhe njëherë sigurisht se Gjykata Supreme ka dhënë një këshillë në momentin kur e ka nxjerr këtë vendim”, ka thënë ai.

Ndërkaq Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë për Gazeta Blic se Paneli sërish duhet të vendos meqë k pasur gabime në interpretimin e ligjit.

“Paneli tash duhet me ri vendos çështjen prej fillimi. Dmth kur ka vendos herën e parë ka vepruar gabim. E ka zbatu ligjin gabim. Edhe një herë duhet të vendoset “, ka thënë ai.

 

Gjykata Supreme vendos për Hanin e Elezit, e pranon si të bazuar ankesën e PDK-së, duke e refuzuar rivotimin