Pak çaste më parë, GazetaBlic publikoi vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me rivotimin nga jashtë për komunën e Dragashit.
Sipas këtij vendimi, Diaspora e kësaj komune do të mund të votojë sërish për raundin e dytë të zgjedhjeve, teksa Supremja ka urdhëruar KQZ-në që t’i kryejë të gjitha përgatitjet, përcjell GazetaBlic.
Ekskluzive: Vendos Gjykata Supreme, Diaspora do të votojë sërish për Dragashin
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani. Njeriu që siguroi fitore në bazë të vendimit të PZAP-së, duke mos i llogaritur votat me postë, tha se ky vendim i Supremes ka qenë i papritur, por se do ta pranojnë, ani pse nuk kanë diskutuar në nivel të brendshëm.
“Në fakt nuk kemi prit që do të pezullohet vendimi i PZAP-së, megjithatë vendimi i Supremes është i pranueshëm për ne. Edhe pse nuk kemi pasur konsultime të brendshme, do ta pranojmë këtë vendim. Ne presim fitore sërish edhe në votim”, tha Shabani për GazetaBlic.
Më poshtë edhe vendimi i plotë i Supremes i publikuar pak çaste më parë:
/GazetaBlic/