Lajme

Pas vendimit të PZAP-së për rivotim në Han të Elezit, deklarohen nga KQZ-ja

10/21/2021 18:56
nga:M K

Pas vendimit të PZAP-së për rivotim në komunën e Hanit të Elezit, ka reaguar edhe KQZ-ja.

Përmes një njoftimi, Komisioni Qendror ka thënë se në vend ka këshillë juridike për ankesë në Supreme, rrugë të cilën pritet ta ndjekë PDK-ja, përcjell GazetaBlic.

PDK: Vendimi i PZAP-së i paargumentuar dhe pas afatit, do të ankohemi në Supreme

Tutje, nga KQZ-ja thonë se do t’i respektojnë afatet kohore para se të bëjnë deklarime të tjera.

Në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rivotim për Kryetar Komune në Han të Elezit, në të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme.

Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore, para se të bëjmë deklarime të tjera.

PZAP vendosi për rivotim në Han të Elezit, flet Rufki Suma

/GazetaBlic/