Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka përshendetur vendimin e Kryeministrit Kurti për mbështetje financiare për gratë lehona dhe për fëmijët.
Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë: “Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve”.
Me këtë rast Bahtiri ka publikuar edhe një foto më disa statistika nga vendimi i Qeverisë, përderisa në fund të saj shkruan: “Premtimet mbahen nga Qeveria Kurti. Njëjtë do të mbahen në Mitrovicë!”.
Postimi i plotë:
Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti kujdeset për mirëqenien qytetarëve ?


