Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 33, Fadil Geci, ka folur për situatën e partisë pas vdekjes së presidentit historik, Ibrahim Rugova, duke theksuar se LDK-ja ka humbur drejtimin e saj të fortë dhe është dobësuar nga veprimet e atyre që sipas tij, kanë punuar për ta shkatërruar trashëgiminë e Rugovës.
Geci ka kritikuar edhe partitë politike që, siç tha, po përpiqen të minojnë LDK-në, duke shtuar se disa e bëjnë këtë si mision politik, ndërsa të tjerët veprojnë nga padija.
Ai ka bërë thirrje për një angazhim të fuqishëm për forcimin e partisë dhe ka premtuar se do të jetë një zë i vendosur për ta mbrojtur dhe zhvilluar LDK-në.
“Me vdekjen e zotit të shpisë, mashkujt pak çorganizohen. Ibrahim Rugova ka qenë një figurë e madhe dhe LDK-ja pas vdekjes së tij, e ka marrë teposhtzen. Ata që kanë punuar me të madhe për të shkatërruar krejt atë që na ka lënë presidenti historik, është në dëm tonin të përgjithshëm”, tha ai.
“Të gjitha partitë politike po dëshirojnë ta shkatërrojnë LDK-në, disa e kanë mision, disa vonë e shohin që i padijshmi është i dëmshëm edhe për fëmijët e vetë. Ai që thotë nuk na vyn Amerika, ai automatikisht është i padijshëm ose në shërbim të tjetër kujt. Në këtë drejtim unë do të jem një zë për ta forcuar Lidhjen Demokratike të Kosovës”
Në të njëjtën kohë, Geci ka nënvizuar nevojën për një shtet të fortë, ku respektohen ligjet dhe Kushtetuta, duke dënuar korrupsionin deri në shkallën më të lartë dhe veprimet jashtë kornizave ligjore nga pushtetarët.
“Ne kemi nevojë për një shtet të fortë, jo për një shtet që nuk respektohen ligjet, Kushtetuta, korrupsioni deri në fyt. Pushtetarëve që ia dalë jashtë korrnizave kushtetuese, duhet me ua ndalë turrin”, tha Geci.
Deklarata e plotë:


