Lajme

Pas tri dështimeve, të martën mblidhet Kryesia e Kuvendit

11/15/2021 14:49
nga:Gazeta Blic
Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për shkak të fushatës elektorale, nesër pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas një njoftimi të lëshuar për media, thuhet se mbledhja do të filloj nga ora 10:00, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:
  3. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

  1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
  2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
  3. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.
  4. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:
  5. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
  6. Përgatitjet për seancë të re plenare:
  7. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  8. Pyetjet parlamentare,
  9. Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
  10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-060 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-061 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-053 për Topografitë e Gjysmëpërçuesve,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-055 për Dizajnin industrial,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e konkurrencës,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për Deminim Humanitar,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-058 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-074 për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-059 për Patentat,
  23. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë,
  24. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
  25. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,
  26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
  27. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
  28. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
  29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
  30. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,
  31. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,
  32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
  33. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,
  34. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
  35. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,
  36. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,
  37. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
  38. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
  39. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
  40. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),
  41. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
  42. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  43. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

  1. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave