Skuadra amerikane, Inter Miami po kërkon përforcimin e madh të skuadrës në këtë merkato.
Ky ekip ka kompletuar transferimin e futbollistit argjentinas, Leo Messi dhe tani po kërkon të mbledhë edhe disa nga yjet e Europës.
Inter Miami po shqyrton një lëvizje për Angel Di Maria si agjent i lirë dhe tashmë ata janë të informuar mbi kushtet e marrëveshjes.
Europa mbetet prioritet, Benfica është poashtu në garë. Ndërkohë, Inter Miami po insiston ende për të nënshkruar me Sergio Busquets.
/GazetaBlic Sport


