Lajme

Pas tragjedisë në Potam, policia e portit Sarandë bllokon disa mjete lundruese

08/02/2022 22:55
nga:G B

Pas tragjedisë së sotme në Potam, Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.

Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy “Jet-skive” në pronësi të shtetasit R.C., dhe një “Jet-ski”në pronësi të shtetasit R.H.

Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.