Lajme

Pas thirrjes së Bahtirit, qytetarët dalin për të pritur Njësinë Speciale

10/02/2021 16:39
nga:Y I

Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë dalë në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu, pas operimit atje për 12 ditë.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit.

Agim Bahtiri fton qytetarët e Mitrovicës të dalin të presin pjesëtarët e Njësisë Speciale që kthehen nga pikat kufitare

Njësitet Speciale largohen edhe nga Bërnjaku