Lajme

Pas tërmeteve në Turqi qytetarët braktisin shtëpitë

11/17/2021 17:04
nga:Q R

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka rënë në Turqinë orën 15.40.

Tërmeti është regjistruar në zonën Düzce në një thellësi prej 7.9 kilometrash. Epiqendra ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit. Lëkundjet janë ndjerë në Stamboll, Sakarya… Bolu dhe disa zona të tjera.

Për shkak të panikut pas tërmetit qytetarët janë larguar nga shtëpitë dhe vendet e punës.

Kjo lëkundje sizmike është pasuar edhe me një tjetër tërmet me magnitudë 4.3 në orën 15:57.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kujtojmë se Turqia kohët e fundit ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima.

Hamza tregon se a do të lidhë koalicion me Vetëvendosjen