Lajme

Pas takimit me presidenten, Escobar e Lajçak në zyrën e Kurtit

08/24/2022 15:32
nga:Q R

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Bashkë me ta është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Dyshja do të mbajnë takim me Kurtin, pas atij që e patën me presidenten Osmani.

Vizita e tyre vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për targa në Bruksel dhe para se të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente me Serbinë