Lajme

Pas takimit me Dendias, Kurti paralajmëron thellimin e raporteve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë

03/12/2023 17:22
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lëshuar një cicërim në rrjetin e tij social Twitter, pas takimit me kreyediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, ku ka thënë se raportet në mes të dyja vendeve janë më të mira se kurrë me parë.

Sipas kryeministrit kosovar, ai me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë janë të vendosur që Kosova dhe Greqia të ndërtojnë raporte me të mira dhe me të thella.

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të kryeministrit, Albin Kurtit.

“Sot e mirëprita MFA-në @NikosDendias në vizitën e tij të gjashtë në Kosovë. Na pëlqente dreka e punës, po aq sa edhe bisedat e përzemërsishme”, ka shkruar Kurti .

“Marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona janë më të mira tani se kurrë më parë dhe ne të dy jemi të vendosur të ndërtojmë lidhje edhe më të ngushta e më të thella”, ka përfunduar kryeministri.