Pas takimeve që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak pati dje me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, ai është takuar edhe me zv/kryeministrin Besnik Bislimi.
Ai ka darkuar me të në njërin prej restauranteve të Prishtinës, ku edhe ka diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në procesin e dialogut.
Në lidhje me takimin që ka pasur me Bislimin, Lajçak ka shkruar në Twitter.
“Me zv/kryeministrin e parë të Kosovës diskutuam një numër të çështjeve të rëndësishme që duhet të adresohen në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe si të bëhet progres në to”, ka shkruar Lajçak.
With First Deputy Prime Minister of Kosovo @BislimiBesnik, I discussed
a number of important issues to be addressed in the Dialogue on normalisation of relations with Serbia and how to make progress on them. pic.twitter.com/faMcNvBYUd— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 26, 2021