Lajme

Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku qytetarët në Izrael mund ta kontaktojnë

10/01/2024 23:30
nga:G C

Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Ambasada e Shqipërisë ka treguar numrat ku qytetarët në Izrael mund ta kontaktojnë.

Në njoftim thuhet se këta numra janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Ndërkohë, aty thuhet edhe se stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

[email protected]

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në WhatsApp apo në telefonat celularë.