Showtime

Pas suksesit të këngës “Asnjo si une”, Enkela sjell këngën “LULE”

02/25/2025 21:20
nga:G B

Këngëtarja Enkela ka sjellë këngën e re të titulluar “LULE”.

“Pas suksesit të këngës “Asnjo si une” desha të sjell diçka ndryshe dhe kështu lindi kenga “LULE”.

Kjo këngë është një baladë, me një ndjesi më emocionale dhe më të thellë. Ndryshe nga kënga e parë, ku fokusi ishte fuqizimi dhe vetëbesimi, “LULE “eksploron ndjenja më të buta, më reflektuese”, ka thënë ajo.

Këngëtarja ka treguar se në këtë këngë ka eksperimentuar me tinguj dhe detaje dhe se kënga është një udhëtim emocional.

“Gjatë punës për këtë projekt, kam eksperimentuar me tinguj dhe detaje që e dallojnë nga ajo që kam bërë më parë. Çdo notë dhe çdo fjalë është vendosur me kujdes për të sjellë një atmosferë të veçantë dhe për të prekur ata që e dëgjojnë. Kjo këngë është një udhëtim emocional, dhe dua që çdo person që e dëgjon të ndiejë diçka të vërtetë brenda saj”, është shprehur ajo.