Regjisorja Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të madh me filmin “Zgjoi”, film që është bazuar në ngjarje të vërtetë, atë të grave të Krushës, përkatësisht të Fahrije Hotit, do të shfaqet edhe në Cineplexx Kosova, shkruan KultPlus.
Filmi do të shfaqet prej 28 tetorit dhe do të jetë në repertor të kësaj kinemaje për një kohë. KultPlus më poshtë ju sjell reagimin e plotë të Blerta Bashollit, me rastin e prezantimit të filmit edhe para audiencës së Kosovës.
Pas një rrugëtimi të gjatë në festivale botërore e vendore filmi që e kemi punu me shumë dashni po shfaqet në vendin ku është kriju.
Kënaqësi e emocion me e nda me juve veprën tonë, e cila për shkak të temës të cilën trajton ishte më shumë se një projekt për të gjithë ne.
Uroj që filmi të ngrisë sadopak diskutim, të lidheni e inkurajoheni nga tregimi i zonjës Fahrije Hoti, ashtu siç jemi lidhur e inkurajuar i gjithë ekipi i filmit “Zgjoi”.
Prej 28 Tetorit filmin tonë shumë të dashtun për ne mund t’a shihni në kinema në Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren.
Faleminderit,
Blerta.