Sporti

Pas Suarezit, dëmtohet edhe Felix, kjo është deklarata e Diego Simeones

04/12/2021 08:34
nga:Lorik J

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone foli për dëmtimin e Joao Felix, i cili duhej të zëvendësohej në fillim të pjesës së dytë të lojës kundër Betis, e cila përfundoi me barazimin 1-1.

“Nuk është një dëmtim i lehtë, ka një dhimbje që nuk e lejon atë të luajë lirshëm. Ai duhej të largohej, por ne shpresojmë se ai do të bëjë një përpjekje për të qenë në gjendje të na ndihmojë në ndeshjen tjetër kundër Eibar. Ne kemi nevojë për të, në pjesën e parë ai ishte mirë, ashtu si Carrasco, Saul, Koke”, tha Diego Simeone pas ndeshjes.

Atletico Madrid humbi përsëri pikë në Seville dhe tani ka vetëm një pikë avantazh në kreun e renditjes tabelare në La Liga.

Sidoqoftë, Diego Simeone nuk zbehet: “Le të mendojmë lojë pas loje. Kam lojtarë që japin gjithçka dhe jam i kënaqur me këtë moment”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport