Sporti

Pas Skriniar, PSG ‘shënjestron’ edhe Brozovicin

04/24/2023 17:44
nga:E K

Milan Skriniar do të transferohet në fundin e sezonit me parametra zero te PSG, por kampionët e Francës duan edhe një tjetër interist.

ESPN raporton se bëhet fjalë për Marcelo Brozovic. 30-vjeçari ka kontratë me zikaltrit deri në verën e vitit 2026.

Kroati cilësohet si afrimi i duhur për repartin e mesfushës. Drejtuesit e PSG-së kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit.

Francezët synojnë të bindin në fillim Brozovic të pranojë largimin nga Interi. Më pas do të vijë oferta zyrtare për drejtuesit e klubit italian.