Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë dyshja më e komentuar në mediet rozë, shkak afrimiteti i tyre ditëve të fundit.
Ndaj këtyre pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, është përmendur edhe emri i Bora Zemanit e bashkë me të edhe dhurata e Donaldit, varësja e famshme, shkruan GazetaBlic.

Për një kohë të gjatë Bora e ka mbajtur këtë varëse kudo dhe për një moment moderatorja vendosi të shfaqet pa të.
Ish-protagonisti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina ka ironizuar në lidhje me këtë duke postuar një fotografi.
“Ta heq varësen apo ta mbaj”, shkroi Xheravina./GazetaBlic/



