Lajme

Pas shtrejntimit të energjisë elektrike, Dardan Molliqaj vjen me një iniciativë: Takim opozitar për një kundërpëgjigje të përbashkët

02/08/2022 18:23
nga:Gazeta Blic

Lideri i PSD-së ka ftuar të gjitha partitë për një takim të përbashkët pas shtrejntimit të energjisë ekektrike, raporton Gazeta Blic.

“Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Takim opozitar për një kundërpëgjigje të përbashkët

Nga nesër do t’i ftojmë në një takim për të premten të gjitha partitë parlamentare e joparlametare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të sindikatave të ndryshme dhe të gjithë ata persona publik e jopublik që janë të interesuar që bashkarisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës. Bashkarisht, do të vendosim për hapat dhe mënyrën e kundërshtimit.

Rendi i ditës:

Diskutimi i formave të kundërshtimit të vendimit të ZRrE për rritjen e çmimit.

Të shqetësuar me vendimin e ZRrE-së ku çmimi i energjisë elektrike rritet për 100%. Pas disa javësh kundërshtimesh të propozimit të parë, aksione simbolike, konferenca e protestë të fuqishme, qeveria nuk reflektoi.

Vendimi i ri është pothuajse i njëjtë me të vjetrin. Përsëri nuk preken bizneset, dhe përsëri buxheti i republikës dëmtohet me 100 milion euro dhe poashtu për një pjesë të madhe të qytetarëve rritet fatura në fund të muajit. Në këtë krizë energjetike, të gjithë po humbim, vetëm KEDS dhe KESCO po vazhdon fitimin.

Vendi i takimit: Hotel Grand,
Ora: 13:00,
Dita: 11 shkurt 2022

Rritja e energjisë e papranueshme. Kundërpërgjigja opozitare e domosdoshme.