Lajme

Pas rrahjes në ministrinë e Çekut, protestojnë punëtorët: S’muj me fol, punoj në ambient toksik

11/14/2024 13:11
nga:Sh R

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po protestojnë para këtij institucioni për të kundërshtuar rastet e dhunën që kanë ndodhur brenda kësaj ministrie.

Në protestën e organziaur nga sindikata e MKRS-së, thuhet se protesta në heshtje është organizuar.

“kundër dhunës në institucione, për të reaguar ndaj sulmit fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast ka fol edhe ministri i Kulturës, Harjullah Çeku.

Ai për Tëvë1 ka thënë se janë duke u mbledhur të gjitha faktet dhe se dhuna nuk do të tolerohet.

“Informatat jemi duke i marrë, faktet duke i kontrollu, besoj edhe Policia po e kryen pjesën e saj që është shumë e rëndësishme në këto raste. Dhuna ose sulmi fizik është i papranueshëm, i patolerueshëm dhe absolutisht i dënueshëm”, ka shtuar ai.