Lajme

Pas rikthimit të Bllokut B2, KED-s vjen me një njoftim

01/23/2022 13:44
nga:Gazeta Blic

Korporata Energjetike e Kosovës njofton se pas përfundimit të punimeve sipas dinamikës së paraparë dhe pas testimeve të njëpasnjëshme që zakonisht realizohen pas një remonti të tillë, njësia prodhuese B-2 në Termocentralin Kosova B, mbrëmë rreth orës 23:55 është sinkronizuar me rrjetin energjetik.

Aktualisht njësia B-2 është duke prodhuar me kapacitet të plotë dhe gjendja e saj është stabile, thuhet në njoftimin e KEK-ut.