Lajme

Pas rezultatit zgjedhor, Ukaj ‘zbulon’ detaje për koaliconet e mundshme të LDK-së në Prizren

10/24/2021 12:45
nga:Q R

Florent Ukaj nga radhët e LDK-së, ka komentuar përfundimin e procesit zgjedhor në komunën e Prizrenit, përcjell Gazeta Blic.

Ukaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se  LDK-ja si fillim duhet të ulet dhe të debatoj shkaqet e humbjes dhe pas këtij debati të shohim rrugët për të ardhmen e LDK-së.

Ukaj ka komentuar edhe  koalicionet e mundshme, për çka u shpreh se “LDK-ja, edhe nëse arrinë në atë pikë, që të ketë koalicion me njërin apo tjetrin, duhet ta ketë për bazë frymën dhe kërkesen e elektortit tonë se kah duhet të orientohemi, sepse pa ta nuk do të ishim as ne”

Postimi i plotë: