Lajme

Pas reshjeve të borës, Policia vjen me një apel për ngasësit e veturave

01/16/2024 09:12
nga:Y I

Sot në vendin tonë kanë filluar reshjet e para të borës.

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve.

Nga Policia është bërë thirrje për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.

Njoftimi i plotë: