Sporti

Pas Rangnick, edhe Tuchel kërkon rikthimin e opsionit për pesë zëvendësime brenda ndeshjes

12/26/2021 13:06
nga:E K

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka dhënë disa komente për situatën aktuale në Premier League.

Kampionati anglez është në mesin e kampionateve më të goditura nga Covid-19, dhe disa ndeshje janë shtyrë si pasojë.

Në gjithë këtë situatë, Ralf Rangnick kërkonte të përdoren pesë zëvendësime, kurse së fundmi të njëjtën gjë kërkoi edhe Thomas Tuchel.

“Mendoj se situata është serioze dhe shumë sfiduese, kështu që nëse vendosim të vazhdojmë ndeshjet, së paku duhet të kemi pesë zëvendësime në dispozicion”, ka thënë Tuchel.

Skuadra e Chelsea është në mesin e më të prekurave. Trajneri u obligua të ftonte lojtarë nga akademia për të mbajtur stërvitjen.

Chelsea luan këtë pasdite ndaj skuadrës së Aston Villa, në kërkim për të rigjetur rrugën e fitoreve.