Zgjedhjet Lokale

Pas publikimit të sondazhit ku Gjini ka mbi 59%, vjen deklarata e kreut të Gjakovës: Siç edhe kam thënë do të fitojmë pa balotazh

10/10/2021 14:37
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga UBO, ku ai do të jetë fitues i zgjedhjeve me mbi 59%.

“Mbështetja prej 59%, pa dyshim që më bën shumë të lumtur sepse fitorja jonë, siç edhe e kam thënë, do të jetë pa balotazh”, ka shkruar Gjini.

Postimi i plotë:

☑️ Sondazhi i publikuar mbrëmë në RTV Dukagjini dhe i realizuar nga kompania kredibile për matjen e opinionit publik UBO Consulting, dëshmon mbështetjen dhe besimin e madh që po e gëzojmë pas katër viteve në qeverisje.

? Mbështetja prej 59%, pa dyshim që më bën shumë të lumtur sepse fitorja jonë, siç edhe e kam thënë, do të jetë pa balotazh.

Ky rezultat, që do të bëhet përfundimtar me 17 tetor, nuk do të jetë shkas për komoditet e as arrogancë, por për më shumë punë, angazhim dhe përgjegjshmëri. Me 18 tetor i përvishemi punës për projekte dhe suksese të reja.