Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar pas publikimit të sondazhit nga UBO, ku ai do të jetë fitues i zgjedhjeve me mbi 59%.
“Mbështetja prej 59%, pa dyshim që më bën shumë të lumtur sepse fitorja jonë, siç edhe e kam thënë, do të jetë pa balotazh”, ka shkruar Gjini.
Postimi i plotë:
☑️ Sondazhi i publikuar mbrëmë në RTV Dukagjini dhe i realizuar nga kompania kredibile për matjen e opinionit publik UBO Consulting, dëshmon mbështetjen dhe besimin e madh që po e gëzojmë pas katër viteve në qeverisje.
? Mbështetja prej 59%, pa dyshim që më bën shumë të lumtur sepse fitorja jonë, siç edhe e kam thënë, do të jetë pa balotazh.
Ky rezultat, që do të bëhet përfundimtar me 17 tetor, nuk do të jetë shkas për komoditet e as arrogancë, por për më shumë punë, angazhim dhe përgjegjshmëri. Me 18 tetor i përvishemi punës për projekte dhe suksese të reja.