Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka njoftuar se do të japë dorëheqje pasi protestuesit hynë me forcë në rezidencën presidenciale dhe i vunë flakën shtëpisë së kryeministrit Ranil Wickremesinghe.
Rajapaksa do të japë dorëheqje me 13 korrik ku të njëjtën gjë do ta bëjë edhe kryeministri Wickremesinghe.
Kryetarja e parlamentit Mahinda Abeywardana tha se presidenti vendosi të largohej nga rezidenca për të siguruar një dorëzim paqësor të pushtetit, shkruan BBC.
Pak orë më vonë pasi protestuesit hynë në rezidencën presidenciale, ata djegën edhe shtëpinë e e kryeministrit Ranil Wickremesinghe.
Protestat po mbahen pasi Sri Lanka po vuan nga inflacioni i shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.


